McGregor, pas sfidës me Mayweather publikon biografinë e jetës së tij
August 29, 2017
0 comments
Share

McGregor, pas sfidës me Mayweather publikon biografinë e jetës së tij

Prej dy vitesh, në kasafortën e shtëpisë botuese “Gill & Macmillan”, është gati libri me biografinë e sportistit irlandez, ikonës së arteve marciale mikse Conor McGregor, por ai botim për jetën e tij nuk ka dalë asnjëherë në shitje. Shkak është bërë fama gjithnjë e në rritje e kampionit të UFC-së, që pas mbrëmjes së 26 gushtit, ku u mund me “KO teknik” nga Floyd Mayweather në debutimin e tij një ndeshje boksi, do të shtojë edhe një tjetër kapitull në atë libër. Si sportisti ashtu edhe shtëpia botuese kanë rënë dakord që librin ta nxjerrin në shitje në një moment të dytë, kur fama të kapë majat, në mënyrë që fitimi nga shitja e tij të jetë maksimal për të dyja palët.

Nga sfida mes McGregor dhe Mayweather

Dhe fama ka kapur majat pas duelit të parë në boks, me McGregor që këtë herë nuk do të kënaqet vetëm me 10% të fitimit, por do të kërkojë shumë më tepër. Edhe për faktin se nga viti 2015, kur libri me biografinë e tij është bërë gati, deri më sot, ndryshimet që kanë ndodhur në karrierën dhe jetën e irlandezit janë të shumta. Ai sot është edhe baba.

Ja cilat jane alternativat e irlandezit per te ardhmen

Notorious: Jeta ime brenda dhe jashtë kafazit”, është titulli i librit që mund të dalë në shitje brenda këtij viti, duke qenë se fama e Conor McGregor ka arritur kulmin. “Ne synojmë që ta publikojmë sa më shpejt historinë e Conor, por për momentin të gjitha detajet janë sekrete. Conor ka shumë iden për biografinë e tij, që synon ta përdorë edhe për të rrëfyer filozofinë e tij. Ai është një njeri që ka impakt të madh sot në botë”, thanë drejtuesit e shtëpisë botuese, por mësohet se libri mund të dalë në shitje për Krishtlindje.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *