McGregor nuk dorëzohet, kërkon rimeç me Floyd Mayweather
Conor McGregor aktualisht mund të jetë ‘në pension’ nga artet marciale të përziera, por duket se ai nuk do dorëzohet në boks.
McGregor për herë të fundit luftoi në tetor, duke u mundur nga Khabib Nurmagomedov me gjunjëzim.
Ai vazhdoi të pretendonte se po tërhiqej nga ky sport, por ka vazhduar të stërvitet fort gjatë muajve të fundit.
Dhe duke parë disfatën shokuese të Anthony Joshuas të shtunën, ai tani kërkon një rimeç me rivalin e vjetër Floyd Mayweather.