McGregor: Një majmun që iu binda rregullave të cirkut, por u bëra pasanik
September 4, 2017
0 comments
Share

McGregor: Një majmun që iu binda rregullave të cirkut, por u bëra pasanik

Conor McGregor ka befasuar të gjithë sot me një postim unik në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, duke e cilësuar duelin e tij me Floyd Mayweather, si një “sfidë me rregullat e një cirku”. Por në fund ka pranuar se nga kjo sfidë ka dalë i pasur. Për irlandezin, një ikonë e arteve marciale mikse, kjo ishte përballja e parë në ring dhe dueli ndaj një kampioni të boksit, i pamposhtur në karrierë, ishte një bast i vështirë për t’u fituar. Për më tepër që duelohej me rregullat e boksit, aty ku Mayweather ishte më komod.

E megjithatë, kjo sfidë vendosi rekordin e 6,5 milionë shitjeve on-line (PPV-pay per view), duke bërë që McGregor të shkojë në shtëpi me 100 milionë dollarë fitim. Ndaj dhe sot, irlandezi ka thyer heshtjen e ka habitur të gjithë me foton e tij të postuar në “Instagram”, ku shkruan: “Një majmun i kapur, që iu bind rregullave të cirkut, por që doli shumë i pasur nga ai”. Pra, irlandezi konfirmon atë që ishte thënë për muaj me radhë, se kjo sfidë më së shumti vlente për të pasuruar dy sportistët  e argëtuar fansat.

Nga dueli mes Mayweather dhe McGregor

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *