McGregor mëson leksionin: Po do të dueloja sërish, sfida me Mayweather do të mbyllej ndryshe
August 31, 2017
0 comments
Share

McGregor mëson leksionin: Po do të dueloja sërish, sfida me Mayweather do të mbyllej ndryshe

Në të paktën 6 raunde, Conor McGregor tregoi se mund të rivalizojë dhe të tentojë të fitojë ndaj Floyd Mayweather, që falë përvojës në ring arriti të mposhtë kampionin irlandez të arteve marciale mikse. McGregor bëri debutimin e tij në ring më 26 gusht, kur u mund me “KO teknik” në raundin e 10-të nga kampioni amerikan, që korri edhe suksesin e 50-të në boks (asnjë humbje). Përvoja e Mayweather, durimi për të pritur momentin e duhur në ring për të goditur kundërshtarin si dhe aftësitë e tij si një boksier mbrojtës i shkëlqyer, i dhanë fitoren. Por edhe McGregor tregoi aftësi të mira në ring, pavarësisht se debutonte, duke e vënë mjaft në vështirësi rivalin amerikan në tri raundet e para, që edhe i fitoi, duke përdorur forcën e tij.

Nga sfida mes Mayweather dhe McGregor

Kaq ka mjaftuar që irlandezi të mendojë për një përballje të dytë me Mayweather. “Unë mendoja se do ta fitoja herët duelin, me KO në raundet e para dhe në ato momente isha afër realizimit të planit tim”, tha McGregor, që pranon se lodhja dhe kohëzgjatja më e madhe e një duel boksi se sa e një sfide në kafaz ndikoi në rezultat. “Lodhja vulosi humbjen time, por aftësitë e mia nuk humbën asnjëherë. Mayweather është një sportist i kompletuar, por nëse do të përballesha sërish me të, atëherë rezultati do të ishte ndryshe. Floyd e ndryshoi stilin e tij 3 herë gjatë duelit, kjo falë aftësive që ai ka në ring, ndërsa unë e goditja vazhdimisht. Nëse do të më jepet mundësia të përballemi sërish, do të përgatitesha ndryshe, për t’ia lidhur duart atij boksieri”, tha sot McGregor për mediat.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *