McGregor-Mayweather, një biletë edhe për presidentin e Amerikës
August 23, 2017
0 comments
Share

McGregor-Mayweather, një biletë edhe për presidentin e Amerikës

Më 26 gusht, në Las Vegas, në duelin e madh të boksit mes Floyd Mayëeather dhe Conor McGregor mund të jetë edhe presidenti i Amerikës, Donald Trump. Pak ditë para këtij dueli të madh të sporteve luftarake, qarkullon lajmi se presidenti i Shtëpisë së Bardhë ka rezervuar një biletë në radhë të parë për të ndjekur “live” sfidën. Ndoshta ky lajm mund të mos jetë i vërtetë, duke parë se reklama që po i bëhet kësaj sfidë është e jashtëzakonshme, duke përfshirë në të së fundi edhe njeriun më të pushtetshëm të Amerikës dhe të botës.

Mayweather dhe McGregor gjate konferencave per shtyp

Madje mediat amerikane shprehen se Trump nuk do të jetë vetëm në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit, por bashkë me familjen e tij, për të ndjekur nga afër këtë përballje që ka bërë të gjithë botën të flasë. Ka qenë Leonard Ellerbe, një nga njerëzit më të afërt të “Mayëeather Promotions” ai që ka konfirmuar lajmin e pranisë së Trump: “Nuk e kam ftuar personalisht Donald Trump, por më kanë thënë që në tavolinën e tijë shtë një ftesë. Nuk e di nëse do të vijë. Gjithsesi, ky mbetet një event i madh, që të gjithë duan ta ndjekin”, tha ai.

Trump me Mayweather

Gjithsesi, i vërtetë apo jo lajmi, do të jetë apo jo i pranishëm në Las Vegas më 26 gusht, kjo mbetet për t’u zbuluar. Por presidenti i Amerikës është një fans i eventeve të mëdha sportive, ku merr pjesë shpesh, madje ka qenë i pranishëm në disa duele të ëmdha boksi. Donald Trump, së bashku me bashkëshorten e tij Melania, kanë qenë të pranishëm në “sfidën e shekullit” mes Mayweather dhe Pacquiao, të zhvilluar në maj të vitit 2015. trump është edhe një mik i ngushtë i presidentit të UFC-së, Dana White, pasi e ka promovuar këtë sport në fillimet e tij. White ka mbështetur Trump gjatë zgjedhjeve për president të Amerikës.

Trump mbeshtetes i UFC-se dhe i pranishem ne eventet e medha sportive

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *