McGregor kundër Mike Tyson: Do ta detyroj të kërkoj ndjesë
July 27, 2017
0 comments
Share

McGregor kundër Mike Tyson: Do ta detyroj të kërkoj ndjesë

Conor McGregor ka reaguar sot pas deklaratës që ish-boksieri i peshave të rënda Mike Tyson tha se “irlandezi i arteve marciale mikse rrezikon të mbetet i vdekur gjatë duelit në boks me Floyd Mayweather”. Sfida mes McGregor dhe Mayëeather do të zhvillohet më 26 gusht, në Las Vegas. “I dashur Mike, do të të detyroj të kërkosh ndjesë, ta kthesh pas deklaratën e bërë kundër meje. Ai duel do të jetë i imi”, u shpreh Conor McGregor gjatë një deklarate për shtyp, të publikuar në faqen e tij zyrtare “Instagram”.

Mayweather është i pamposhtur në ring në 49 duele të zhvilluara si profesionist dhe konsiderohet nga të gjithë si favorit për ta fituar këtë përballje në boks, aty ku McGregor debuton në ring. Një sfidë që më së shumti pritet të jetë një “show” mediatik, pasi të dy sportistët ikonë në sportet e tyre do të fitojnë nga 100 milionë dollarë. Ditët e fundit, irlandezi i UFC-së ka nisur stërvitjen e fortë në ring me boksierin Paulie Malignaggi, duke kryer fazën e fundit përgatitore para sfidës.

Ish-boksieri Mike Tyson

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *