McGregor konfirmon rikthimin në kafaz, zbulon emrin e rivalit të radhës
November 2, 2017
0 comments
Share

McGregor konfirmon rikthimin në kafaz, zbulon emrin e rivalit të radhës

Shumë shpejt mund të mësojmë se kush do të jetë rivali i ardhshëm i Conor McGregor. Duke folur sot në vendlindjen e tij, gjatë promovimit të dokumentarit autobiografik me titullin “Notorios”, kampioni irlandez i arteve marciale mikse ka pranuar se unifikimi i titujve kampionë në peshën e lehtë është përparësi për të. Çka do të thotë që rivali i ardhshëm i McGregor do të jetë amerikani Tony Ferguson, që mban titullin e kampionit të përkohshëm të kësaj peshe (mundi Kevin Lee dy javë më parë). Një përballje mes McGregor e Ferguson që e presin të gjithë dhe që e ka kërkuar me çdo kusht edhe UFC-ja.

Tony Ferguson me titullin e perkohshem te UFC-se

E di që kam shumë rivalë që duan të përballen me mua, jo vetëm në UFC por edhe në disiplina të tjera, sidomos në boks. Por ajo që më intereson mua është të dueloj sërish në kafaz, ku sigurisht që do të mbroj titullin kampion. Kam një rival që është kampion i përkohshëm dhe mendoj se ai do të jetë sfidanti im i radhës. Le të shohim se si do të shkojnë negociatat për këtë sfidë”, ka thënë Conor McGregor, 29 vjeç. irlandezi nuk duelon në kafaz që prej një viti, kur fitoi titullin kampion ndaj Eddie Alvarez, ndërsa në gusht të këtij viti debutoi me humbje në boks, kur u mund nga Floyd Mayweather.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *