McGregor: Kam shumë alternativa, do zgjedh mes boksit, MMA-së dhe triologjisë me Nate Diaz
August 28, 2017
0 comments
Share

McGregor: Kam shumë alternativa, do zgjedh mes boksit, MMA-së dhe triologjisë me Nate Diaz

Pas debutimit sot në sportin e boksit, Conor McGregor ka bërë me dije se e ardhmja i ofron shumë mundësi. Edhe pse presidenti i UFC-së, Dana White, e pret të rikthehet në kafaz për të mbrojtur titullin kampion, irlandezi i arteve marciale mikse ka deklaruar sot se sheh disa opsione. “Jam i hapur për çdo alternativë që do të më shtrohet në tavolinë. Mund të vazhdoj në sportin e boksit, jam i ri, vetëm, 29 vjeç. mënyra se si u përshtata sot me këtë sport më habiti edhe mua, por kisha besimin me vete. Ndoshta mund të vendos edhe në këtë sport mjaft rekorde”, u shpreh McGregor.

Nate Diaz ka takuar Mayweather pas duelit

Irlandezi u mund me “KO teknik” në raundin e 10-të nga Floyd Mayweather, por McGregor ishte shumë energjik edhe pas duelit. Natyrisht që dashuria e tij mbetet MMA-ja, ku dhe janë gjasat më të mëdha që të zhvillojë duelin e radhës, brenda këtij viti. “Nëse rikthehem në artet marciale rivalët nuk më mungojnë. Mund të përfundoj triologjinë me Nate Diaz, apo të mbroj titullin me mjaft rivalë që më presin. Kam shumë opsione edhe në këtë sport. Njerëzit më pyesin se çfarë do të bëj, por unë nuk e di. Për momentin po shijoj këtë debutim në boks, ku kam ende shumë për të mësuar”, tha McGregor, që ka festuar me patriotët e tij pas duelit.

Nga dueli mes McGregor dhe Mayweather

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *