McGregor: Kam nisur të mësoj djalin 5-muajsh me teknikat e UFC-së
Kampioni irlandez i arteve marciale mikse Conor McGregor ka rrëfyer sot se ka nisur t’i mësojë djalit të tij 5-muajsh teknikat e para të sporteve luftarake. Ikona e UFC-së ka treguar se si djali i tij Conor Jnr e shoqëron në seancat stërvitore, duke e mësuar atë se si të mbrojë veten kur të rritet. McGregor ka deklaruar gjithashtu se do të ndihej i lumtur nëse një ditë djali i tij do të bëhej një kampion në këtë sport, ashtu si babai, por ka shtuar se asnjëherë nuk ka për ta detyruar djalin të ndjekë gjurmët e tij.
“Tani kam një djalë. Kur të rritet do ta mësoj se si të merret me sport. Kam nisur që tani ta mësoj me disa teknika. Madje që tani ka nisur të lëvizë duart dhe është vetëm 5 muajsh. Ai mund të qëndrojë në këmbë që në këtë moshë. Unë kam një metodë timen se si ta mësoj”, u shpreh Conor MCGrehor në një intervistë për “Irish Mirror”. Irlandezi është kampion bote në peshën e lehtë, por ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Më 26 gusht ai debutoi në sportin e boksit, ku u mund nga Floyd Mayweather.