McGregor kalon Ronaldo-n, tallet me Mayweather dhe 50 Cent
March 7, 2018
0 comments
Share

McGregor kalon Ronaldo-n, tallet me Mayweather dhe 50 Cent

Conor McGregor ishte në formë të mirë në postimin e tij të fundit në Instagram, duke folur për Cristiano Ronaldo, Floyd Mayweather dhe yllin e muzikës 50 Cent.

Ylli i UFC ka firmosur një marrëveshje sponsorizimi të madhe me Burger King, dhe pretendon tani se ka kaluar Ronaldo-n në listën e më të pasurve në Forbes si atleti më i paguar.

McGregor thotë se ia kishte premtuar Ronaldo-s se do t’ia kalonte kur u takuan bashkë një vit më parë.

“Duke bërë marrëveshje të reja! Jam shumë i interesuar të shoh listën e Forbes për atletin më të paguar në botë.

“Tani ia kam kaluar Cristiano Ronaldo-s siç ia premtova në 2016.

“Floyd si një boksier në pension nuk bën asnjë qindarkë jashtë boksit. MMA është një lojë e madhe, do të të pëlqejë Floyd.

“Urime Jay-Z për vendin e parë përtej botës së sportit. Dikush t’i bëjë tag 50 Cent pasi më ka bllokuar në Instagram. Mos më bëj bllok 50, akoma më pëlqejnë disa nga këngët e tua. Nga ato të vjetrat.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *