McGregor i fokusuar te sfida, deri më tani ka zhvilluar 44 duele në stërvitje
July 7, 2017
0 comments
Share

McGregor i fokusuar te sfida, deri më tani ka zhvilluar 44 duele në stërvitje

Conor McGregor është fokusuar shumë te përballja e 26 gushtit, ndaj Floyd Mayweather, aq sa kalon orë të tëra në palestër, duke u stërvitur dhe perfeksionuar aftësitë e boksimit.

Trajneri i tij John Kavanagh ka sqaruar se irlandezi është fokusuar jashtëzakonisht shumë te kjo përballje edhe pse për të ky është një debutim në sportin e boksit, ndërsa rivali amerikan është një kampion i pamposhtur në ring.

Trajneri ka shtuar gjithashtu se McGregor kalon orë të tëra duke analizuar në detaje çdo gjë në lidhje me rivalin dhe stërvitjen e tij, ndërkohë që orët në ring sa vijnë e shtohen.

“Pas çdo ndeshje boksi ne zhvillojmë një analizë të detajuar të përballjeve dhe progresi që në po shohim nga stërvitja në stërvitje është vërtet mahnitëse. Kur Conor vendos të realizojë diçka fokusohet totalisht në atë që bën. Kemi zhvilluar dhjetëra ndeshje boksi për të parë se ku çalojmë dhe çfarë progresi po bëjmë nga seanca në seancë. Mund të konfirmoj se deri më tani kemi bërë rreth 44 duele boksi të plota, me 12 raunde dhe kemi ende shumë kohë deri më 26 gusht, për të perfeksionuar në maksimum aftësitë e boksimit”, u shpreh më tej John Kanavagh, trajneri personal i Conor McGregor.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *