McGregor i dëshpëruar, flet pas humbjes nga Mayweather
Floyd Mayweather mposhti Conor McGregorin me anë të nokautit teknik.
Dueli u ndërpre në raundin e dhjetë, kur amerikani goditi radhazi disa herë irlandezin, dhe ky i fundit nuk mund të përgjigjej.
“Fillova mirë, isha duke dominuar. Unë mund t’i përkulem vetëm një kampioni të tillë. Faleminderit Floyd. Unë kam qenë vërtetë i lodhur në fund, shumë i lodhur”, tha irlandezi pas duelit.
“Nuk isha edhe larg fitores, por kam qenë i lodhur. Ai ka më shumë përvojë se unë. Kjo nuk është humbja ime e parë dhe e fundit, unë do të kthehem”, përfundoi McGregor.