McGregor i bashkohet trajnerit historik, gati për rikthimin në kafaz
May 17, 2019
0 comments
Share

McGregor i bashkohet trajnerit historik, gati për rikthimin në kafaz

Në prill të këtij viti, John Kavanagh, trajneri i përjetshëm i Conor McGregor, pat deklaruar se kishte kohë që nuk e kishte takuar sportistin irlandez. Një marrëdhënie që ishte ftohur që pas humbjes që ai pësoi ndaj Khabib Nurmagomedov, në eventin UFC-229, zhvilluar tetorin e kaluar.

Gjithsesi, Kavanagh ka deklaruar sot se së shpejti do të bashkohet me McGregor, për të riformuar dyshen e famshme. “Së bashku do të zhvillojmë disa duele spektakolare”, tha Kavanagh, pa bërë me dije detaje të tjera.

Nuk mendoj se marrëdhënia jonë ka qenë ndonjëherë në dyshim. Jam i sigurtë se do të jemi sërish së bashku në kafaz. Flasim thuajse çdo ditë dhe ai ende nuk ka vendosur se ndaj kujt do të duelojë në rikthimin në kafaz. Conor nuk perëndon kurrë dhe do të tregojë se saj vlen. Nuk kam dyshime për këtë”, tha Kavanagh.

Kohtë e fundit është përfolur për një duel midis McGregor dhe Donald Cerrone. Sfidë e cila mund të zhvillohet në korrik të këtij viti.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *