McGregor heq dorë: Nuk do të ketë asnjë revansh me Mayweather
February 19, 2018
0 comments
Share

McGregor heq dorë: Nuk do të ketë asnjë revansh me Mayweather

Kampioni irlandez i arteve marciale mikse Conor McGregor ka deklaruar se revanshi mes tij dhe Floyd Mayweather nuk do të zhvillohet. McGregor ka deklaruar se Mayweather nuk do të ngjitet në kafaz për një debutim në MMA, për të zhvilluar revanshin me irlandezin, pas duelit që dy kampionët zhvilluan vjet në boks. Ka qenë vetë irlandezi që ka lëshuar një deklaratë ëpr mediat, ku shprehet: “Jam i lumtur për Floyd dhe deklaratën e tij se ai nuk po merret me asnjë negociate për të dueluar sërish. Ndaj dhe unë nuk ia kam kërkuar menjëherë pas sfidës së parë revanshin. Jam i lumtur që ai është tërhequr”, tha McGregor.

Më tej, në postimin që Conor McGregor ka bërë në faqen e tij zyrtare “Instagram”,shtoi: “Sporti im është vërtet i pafalshëm, nuk është si sportet e tjera. Ndaj e kuptoj se përse ai kërkon të mos duelojë më. Tani unë do të vazhdoj negocviatat e mia në drejtime të tjera dhe të shoh se si do të shkojnë gjërat. Të ruoj një pension të mbarë Floyd. Tani eja këtu dhe jepi plakut tënd një përqafim për kohët e vjetra. Jam krenar për ty bir”. McGregor e ka shoqëruar këtë koment së bashku me një foto nga dueli që dy sportistët zhvilluan më 26 gusht të vitit të kaluar, ku Mayweather fitoi me “KO teknik” ndaj irlandezit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *