McGregor: Floyd njeri i vogël, e mund me “KO” brenda 4 raundesh
July 12, 2017
0 comments
Share

McGregor: Floyd njeri i vogël, e mund me “KO” brenda 4 raundesh

Conor McGregor dhe Floyd Mayweather janë përballur për herë të parë “face to face” në Los Anxhelos, një takim i shumëpritur mes kampionit të pamposhtur të boksit dhe ikonës së arteve marciale mikes. Dy sportistët do të duelojnë më 26 gusht në Las Vegas në një sfidë boksi. Një konferencë shtypi nga të zakonshmet, me dy sportistët që qëndruan të vetëm në holl para 20 mijë fansave dhe një paneli gazetarësh e fotografësh. MeGregor, gjatë konferencës së zhvilluar dje në Los Anxhelos, parashikoi se do ta mposhtë me “KO” brenda 4 raundesh Mayweather.

Conor McGregor dhe Floyd Mayweather

Jam i nderuar të jem këtu, para 20 mijë shikuesve dhe ju premtoj se do t’ju jap një spektakël të madh. Ky që kam përballë është një njeri të vogël, me kokë të vogël, të cilin do ta mund me “KO” brenda 4 raundesh. Mbajini mend fjalët e mia”, u shpreh Conor McGregor gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar në stadiumin “Staples Center” të Los Los Anxhelosit. Irlandezi i UFC-së ishte s një ekskploziv gati për të shpërthyer gjatë kësaj konferencë shtypi. “Jam i shpejtë, kam fuqi dhe jam i egër. Floyd nuk ka patur kurrë një rival të tillë përballë”, u shpreh më tej irlandezi i UFC-së.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *