McGregor: E fitoj revanshin me Mayweather, madje e ftoj edhe në kafaz
October 1, 2017
0 comments
Share

McGregor: E fitoj revanshin me Mayweather, madje e ftoj edhe në kafaz

Conor McGregor nuk u rrëzua në tapet në duelin e 26 gushtit, kur ai u mund me “KO teknik” nga legjendari Floyd Mayweather, sfidë që ishte debutimi i irlandezit të arteve marciale mikse në ring. Ditët e fundit, McGregor ka hedhur mundësinë e një revanshi me boksierin amerikan, duke u shprehur i bindur se nëse kjo përballje do të ndodhte, ai do ta fitonte atë. “E di se nëse do të përballem sërish me Floyd do ta mund. E ndjej, pasi e pashë që në sfidën e parë se ai më kishte frikë”, u shpreh Conor McGregor.

Mayweather e McGregor pershendeten pas duelit

Floyd kishte frikë dhe ndryshoi taktikë gjatë duelit për të evituar humbjen. Ai dueloi krejt ndryshe nga sfidat e mëparshme, pasi nuk e dinte se çfarë e priste në ring”, u shpreh më tej kampioni irlandez i UFC-së. McGregor pranon se edhe sfida e dytë mes tyre do të zhvillohet në sportin  boksit, me rregullat e këtij sporti. “Unë i pranova rregullat e tij dhe u munda nën ato rregulla. Nuk bëra asnjë gabim dhe sa herë që e mësyja ishte gjyqtari që na ndante. Në një përballje të vërtetë në kafaz kjo gjë nuk do të ndodhte”, tha McGregor.

McGregor “feston” humbjen me uiski irlandez

Por irlandezi ka hedhur edhe idenë e një përballje mes dy sportistëve në kafaz, por këtë herë ai ka thënë se nuk e fton Mayweather, por se pret një sinjal prej tij. “Ajo në kafaz është një sfidë e rrezikshme për të. Unë nuk do ta ftoj të rrezikojë jetën, do të qëndroj ulur dhe do të pres nëse ai e pranon të përballet me mua në kafaz. Le të shohim se si do të vendosë Floyd, ndoshta më telefonon sërish dhe përballemi edhe një herë tjetër. Le të zhvillojmë një ndeshje të MMA-së, madje kjo ishte ideja e tij në fillim, por më pas u tërhoq”, tha McGregor.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *