McGregor dhe Diaz nisin një tjetër betejë në rrjetet sociale
February 14, 2018
0 comments
Share

McGregor dhe Diaz nisin një tjetër betejë në rrjetet sociale

Nate Diaz dhe Conor McGregor i kanë dhënë jetë orët e fundit një tjetër debati të ashpër në rrjetet sociale, duke thumbuar njëri-tjetrin dhe kujtuar kohët e vjetra, kur përballeshin në kafaz dhe zhvillonin një nga duelet më të bukura të historisë së arteve marciale mikse. Diaz befasoi botën kur fitoi me “submission” sfidën e parë mes tyre në eventin e UFC-196, dy vite më parë, ndërkohë që irlandezi triumfoi me “vendim unanim të gjyqtarëve” në revanshin e zhvilluar në UFC-202, disa muaj më vonë.

Që nga ajo kohë, dëshirë për të zhvilluar një përballje të tretë mes dy sportistëve, për të kompletuar triologjinë dhe për të nxjerrë më të mirin nuk ka munguar, por kjo sfidë nuk është bërë ende realitet. Të paktën për momentin. Të dy sportistët kanë kohë që nuk duelojnë në kafaz dhe janë shprehur të gatshëm për t’u përballur sërish, për të rikthyer këtë ndeshje të madhe që ka vendosur rekorde shikueshmërie në UFC.

Një bërryl i vërtetë në një duel të vërtetë”, ka qenë mesazhi i Conor McGregor në rrjetet sociale, që më pas është pasuar nga një replikë po kaq e ashpër e kampionit amerikan, që ka shkruar: “Vrasje e vërtetë, në një luftë të vërtetë”. Të dyja këto postime janë shoqëruar me foto mjaft të bukura nga duelet mes dy sportistëve, që konfirmojnë se ato kanë qenë beteja të vërteta në kafaz mes kampionësh.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *