McGregor deklaratë zyrtare pas incidentit në Bellator, ku sulmoi gjyqtarin
November 15, 2017
0 comments
Share

McGregor deklaratë zyrtare pas incidentit në Bellator, ku sulmoi gjyqtarin

Conor McGregor hyri në kafaz për të festuar fitoren e shokut të tij të skuadrës Charlie Ward (mundi me KO teknik John Redmond), por përfundoi duke fyer dhe sulmuar gjyqtarin e këtij dueli, Marc Goddard. Gjithçka ndodhi në Bellator 187 zhvilluar në Dublin të Irlandës, me forcat e sigurisë që kanë nxjerrë jashtë kafazit me forcë kampionin u arteve marciale mikse. Pas këtij skandali, u përfol se irlandezi është lënë jashtë eventit të UFC-219, që zhvillohet më 30 dhjetor në Las Vegas e ku McGregor duhet të mbrojë titullin kampion bote në peshën e lehtë.

Irlandezi, përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare në Instagram, ka reaguar pas incidentit: “Sinqerisht kërkoj ndjesë për sjelljen time në eventin e zhvilluar në Dublin. Doja të mbështetja shokun e skuadrës dhe mikun tim dhe lashë emocionet të më përfshijnë në atë incident. Si kampion i dyfishtë i botës, si një menaxher dhe si një figurë publike kërkoj ndjesë, pasi standarti i sjelljes time duhet të jetë më i lartë”, ka qenë komenti i McGregor, që u ka kërkuar falje të gjithëve, duke konfirmuar respektin që ka për të gjithë aktorët që punojnë në UFC.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *