McGregor “braktis” sportet luftarake dhe nis lojën e shahut
July 10, 2017
0 comments
Share

McGregor “braktis” sportet luftarake dhe nis lojën e shahut

Conor McGregor ka lënë për pak kohë dorezat dhe përgatitjen për duelin e 26 gushtit me Floyd Mayweather, për t’u praktikuar me një tjetër sport, atë të shahut. Kampioni irlandez i arteve marciale mikse ka postuar së fundi në faqen e tij zyrtare “Instagram” një foto ku ai është duke luajtur sportin e mendjes, shahun, së bashku me një nga anëtarët e stafit të tij.

McGregor do të bëjë më 26 gusht debutimin e tij në boks dhe është duke u përgatitur fort për këtë sfidë të madhe, ku si ai ashtu dhe rivali i tij amerikan Mayweather do të përfitojnë nga 100 milionë dollarë. “Shahu është një lojë e madhe”, ka komentuar irlandezi në foton e publikuar për fansat e tij, një foto që ka marrë qindra mijë pëlqime brenda pak orësh.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *