McGrego: Ja çfarë do të bëjë pas pezullimit
January 31, 2019
0 comments
Share

McGrego: Ja çfarë do të bëjë pas pezullimit

Conor McGregor ka reaguar sot pas vendimit që mori Komisioni i Sportit në Nevada, që e pezulloi 6 muaj nga çdo duel dhe e gjobiti me 50 mijë dollarë për incidentin që ai dhe Khabib Nurmagomedov shkaktuan pas eventit UFC-229. Irlandezi do të ketë mundësi të duelojë sërish në kafaz duke nisur nga 6 prilli. Përmes rrjeteve sociale, McGregor ka folur për vendimin që morën karshi tij.

Falënderoj Komisioni e Sportit në Nevada për vlerësimin që i bëri kësaj çështje dhe trajtimin me drejtësi të asaj që ndodhi jashtë kafazit. Nuk ishte në synimin tim që të godisjta të afërmit e rivalit tim, por ngjarjet ashtu rrodhën”, shkruan McGregor në faqen e tij zyrtare në “Twitter”.

Po shoh me optimizëm përpara për të dueluar sa më shpejt në kafaz për të argëtuar fansat e mi dhe për të rimarrë atë që më përket mua. Ju falënderoj të gjithëve”, u shpreh më tej kampioni irlandez i arteve marciale mikse. Rivali i tij, Khabib Nurmagomedov, u pezullua 9 muaj nga çdo event si dhe u gjobit me 500 mijë dollarë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *