“Mbreti”, Joseph Northington kthehet në ring, ndeshet në ICF – Ferizaj
December 6, 2017
0 comments
Share

“Mbreti”, Joseph Northington kthehet në ring, ndeshet në ICF – Ferizaj

Ish boksieri i mirënjohur cili një kohë të gjatë gjendet në njësitin amerikan në Bondstil, Joseph Northington, është luftëtari i radhës që iu është përgjigjur pozitivisht ftesës së promotorit të këtij evenimenti, Avdyl Salihu.

“Me Joseph njihemi vite me radhë dhe ai dikur ka qen një boksier shumë i suksesshëm në vendin ku jeton. Dhe kur i tregova për projektin në Ferizaj ai menjëherë pranoi sepse tha ne jemi këtu për të ndihmuar. Ai do të ndeshet me një kundërshtar i cili me prejardhje është nga Bujanovci, por që jeton dhe vepron në Munich të Gjermanisë, Albert Kryeziu. Ky i fundit ka qen fitues i shumë titujve në kikboks, por edhe në boks. Kështu që presim një luftë mjaft interesante ndaj këtyre dy legjendave të sportit”, tha Salihu.

Ndryshe, evenimenti humanitar do të zhvillohet në Ferizaj më 29.12.2017 dhe e njëjta është në kuadër të ICF që organizator është Mustaf Kicaj. Në këtë mbrëmje të madhe sportive do të ndeshen luftëtar që vijnë nga sporte si Mouthay, Boks, Kikboks dhe karate. Cekim se në këtë eveniment të madh pjesëmarrjen e tij e ka konfirmuar edhe një ish sportist i madh që vjen nga Bondstili, Jay DeBouse që do të ndeshet me Mustaf Kicaj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *