Mbrëmja e shqipeve në Hovelhov, eja mbështeti edhe ti!
March 12, 2019
0 comments
Share

Mbrëmja e shqipeve në Hovelhov, eja mbështeti edhe ti!

Vetëm edhe 18 ditë nga evenimenti i madh i boksit profesionist që do të zhvillohet më 30.03.2019 në Hovelhov të Gjermanisë  “Box-Gala” që organizohet nga menaxhementi NB PROMOTION që promotor është kosovari, Berat Nimani.

Në këtë spektakël luftën kryesore do ta ketë boksieri shqiptar Besar Nimani i cili do ndeshet me finlandezin, Teemu Tuominen, kurse interesante është se në ring do të ngjiten edhe gjashtë shqiptar tjerë: Arian Gashi, Arber Dodaj, Altin Zogaj, Arben Shemallari, Kamber Maloku dhe Adrian Raatz.

Me një fjalë pritet të jetë një mbrëmje mjaft interesant që ja vlen të shikohet, andaj eja edhe ti përkrahi shqipet në ringun profesionist duke rezervuar tiketat e juaja në numrat 0177 – 270 8824.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *