Mbaron bashkëpunimi Salihu – Kicaj
July 18, 2019
0 comments
Share

Mbaron bashkëpunimi Salihu – Kicaj

 

Bashkëpunimi ndërmjet menaxherit  shqiptar të sporteve luftarake, Avdyl Salihu, dhe presidentit të federatës SPF, Mustaf Kicaj, siç duket i ka ardhur fundi dhe kjo është vërejtur edhe nga postimi i fundit i Salihut të bërë në faqet e tija sociale ku ua sjellim në vazhdim.

“Gjithmonë jeta të sjell ndryshime ndoshta ndonjëherë edhe të paplanifikuara, por gjithmonë je i detyruar të vendosësh rreth të ardhmes dhe ti zgjedhësh personat me të cilët bashkëpunon, mirëpo gjithnjë duke i falënderuar për atë që ke mësuar dhe kaluar duke mos i llogaritur edhe gjërat negative që krijohen në çdo projekt të nisur. Falënderoi familjen Kicaj, posaçërisht, Mustaf Kicaj për momentet e bukura që i kemi kaluar së bashku. Thjesht ishte e pa evituar ndarja andaj të dëshiroj gjithë të mirat në jetë duke mos potencuar publikisht arsyet se pse erdhi deri tek kjo. Unë nuk do të ndalem këtu, përkundrazi do të vazhdojmë fuqishëm drejt projekteve të mija madhore gjithnjë nën ombrellën e “ArenaRing Management Promorion”, thuhet ne postimin e Salihut.

Cekim se Salihu dhe Kicaj ishin në bashkëpunim 1 vjet e gjysmë ku gjatë kësaj kohe kanë zhvilluar së bashku 4 aktivitete sportive në Kosovë dhe në Zvicër, ku në dy Salihu ka qen edhe promotor i gallave.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *