Mazrekaj: Kisha dy arsye të forta kur nokautova serbin
November 28, 2017
0 comments
Share

Mazrekaj: Kisha dy arsye të forta kur nokautova serbin

Boksieri me prejardhje nga Kosova, Petrit Mazrekaj, tha se kishe dy arsye të forta për ta fituar meçin kundër serbit Bojan Zharkov. Ai është i lumtur që serbin e nokautoi në rundin e tretë, në meçin që u zhvillua në Budapest të Hungarisë. “Kisha dy arsye të forta për të fituar meçin kundër serbit. E para, jo rastësisht ishin dy data shumë të rëndësishme: 27 nëntori apo 48 vjetori i lindjes së xhaxhait tim Agim Mazrekaj, hero kombëtar. E dyta, 28 Nëntori – Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe datëlindja e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari”, tha Mazrekaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Mazrekaj bokson në kategorinë super të mesme në versionin WBC.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *