Mayweather valëvit çekun e fitores, arkëton 350 milionë dollarë
August 28, 2017
0 comments
Share

Mayweather valëvit çekun e fitores, arkëton 350 milionë dollarë

I njohur me nofkën “Money” (paraja), Floyd Mayweather ka treguar sot edhe një herë se e meriton plotësisht këtë fjalë. Menjëherë pas duelit të fituar ndaj Conor McGregor, boksieri amerikan, i pamposhtur në ring, ka treguar çekun e marrë nga kjo sfidë. Mayweather ka të sigurt një shumë prej 100 milionë dollarësh nga ky event, por shuma përfundimtare pritet të shkojë në 350 milionë dollarë, pasi ai do të marrë një përqindje nga PPV (paguaj për ta parë).

Në një video të postuar në rrjetet sociale, duket Floyd Mayweather që valëvit çekun e shumëpritur. Kjo ka ndodhur pak pas duelit, në mjediset e stadiumit “T-Mobile Arena”, ku dhe u zhvillua kjo përballje e madhe. Boksieri amerikan qesh dhe bën shaka me kamerat, ku mban në dorë çekun e fituesit. Ndërsa Conor McGregor, nga kjo sfidë ka të garantuar një shumë prej 30 milionë dollarësh, por kjo shifër mund të shkojë në 100 milionë nga shitjet me pagesë të eventit.

Nga dueli mes Mayweather dhe McGregor

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *