Mayweather tërhiqet: Zgjodha partnerin e duhur për vallëzimin e fundit
August 27, 2017
0 comments
Share

Mayweather tërhiqet: Zgjodha partnerin e duhur për vallëzimin e fundit

Floyd Mayweather arriti sot fitoren e 50-të në karrierën e tij si profesionist, pas fitores me “KO teknik” ndaj Conor McGregor në raundin e 10-të, me gjyqtarin që ndali duelin. “Zonja dhe zotërinj, kjo është sfida ime e fundit në boks”, tha Mayweather menjëherë pas duelit. “Zgjodha partnerin e duhur për këtë sfidë të fundit, për këtë rekord prej 50 fitoresh si boksier profesionist”, tha Floyd Mayweather pas mbylljes së sfidës me McGregor.

Mayweather feston

E kisha thënë edhe më parë që do të jetë një sfidë e fortë, pasi Conor është një “kockë e fortë”, por ndaj meje nuk kishte asnjë shans”, tha Floyd Mayweather. Ndërsa rivali i tij irlandez, konfirmoi taktikën për ta mundur amerikanin në raundet e para. “Mendova se do ta fitoja na raundet e para duelin, por Floyd ndryshoi stilin e tij. Është rival i fortë, jo i shpejtë apo me grusht të fuqishëm, por i durueshëm. Për fat të mirë, argëtuam fansat që e dëshironin këtë sfidë”, tha McGregor.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *