Mayweather rikthehet në ring
June 15, 2017
0 comments
Share

Mayweather rikthehet në ring

Floyd Mayweather do të rikthehet në ring, për t’u përballur me boksierin irlandez, Connor McGregor.

Të dy palët konfirmuan nëpërmjet rrjeteve sociale se dueli mes tyre do të zhvillohet më 26 gusht, në Las Vegas.

Raportohet se çdonjëri prej boksierëve, do të mund të fitojë rreth 100 milionë dollarë, nga kjo përballje, duke u bërë një nga ndeshjet më të pasura të historisë së boksit.

40 vjeçari Mayweather, konsiderohet si një nga boksierët më të mirë të gjeneratës së vet, duke mos humbur asnjë nga 49 përballjet.

Hera e fundit që Floyd ka zbritur në ring, ka qenë në tetor të 2015-ës, në përballjen me Manny Pascuiao.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *