Mayweather rikthehet në Filipine, takim sekret me Pacquiao
April 30, 2019
0 comments
Share

Mayweather rikthehet në Filipine, takim sekret me Pacquiao

Legjenda amerikane e boksit Floyd Mayweather ka qenë kohët e fundit në Manila, në Filipine. “Kisha premtuar se do të rikthehesha këtu, kur vizitva këtë vend vjet dhe u mahnita”, u shpreh Floyd Mayweather, 50 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij.

Ish-boksieri ka kaluar kohën më të madhe në plazh dhe duke vitizuar zonat e shtrenjta të qytetit, por nuk ka munguar edhe një takim me rivalin e tij historik Manny Pacquiao.

Unë i uroj suksese atij në duelin e radhës, por unë jam këtu për biznes dhe për plazh”, tha Mayweather, duke refuzuar të shprehet nëse do të zhvillojë revanshin e madh me boksierin filipinas.

Pacquiao do të duelojë më 20 korrik ndaj Keith Thurman në Las Vegas, por nuk dihet nëse revanshi i shumëpritur mes tij dhe Mayweather do të zhvillohet ndonjëherë. Mediat vendase konfirmojnë se objekt i takimit mes dy boksierëve mund të jetë bashkëpunim në biznes, me Mayweather që synon të ketë një vilë në plazhin e Filipineve.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *