Mayweather qëllohet me armë në makinë, truproja plagoset në këmbë
Një nga truprojat e ish-boksierit Floyd Mayweather është plagosur kur një njeri i armatosur ka qëlluar me armë në adresë të makinës ku ndodhej ish-kampioni i pamposhtur i botës. Incidenti ka ndodhur në Atlanta, lajm që është konfirmuar edhe nga policia e këtij shteti. Në ato momente Mayweather nuk ishte në makinën e tij dhe nuk ka pësuar asnjë dëmtim, por truproja e tij Gregory LaRosa është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spital për mjekim dhe pas 3 orësh është larguar.
Mayweather dhe stafi i tij kanë qenë duke u larguar me 3 makina sportive nga një lokal nate kur ka ndodhur incidenti, në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë, një makinë tjetër është përplasur me një nga makinat e stafit të Mayweather, duke qëlluar më pas me automatik dhe plagosur në këmbë truprojën e boksierit. Policia beson se personi që ka qëlluar është një njeri u afërm me një nga personat e stafit të boksierit. Mayweather ndodhet prej disa ditësh në Atlanta për të promovuar një event boksi në Las Vegas.