Mayweather-Pacquiao, brenda javës zyrtarizohet revanshi
September 18, 2018
0 comments
Share

Mayweather-Pacquiao, brenda javës zyrtarizohet revanshi

Deklarata e boksierit amerikan Floyd Mayweather se do të rikthehet në ring pr të dueluar sërish me filipinasin Manny Pacquiao ka befasuar të gjithë, sfidë që me shumë gjasa do të zhvillohet në dhjetor. Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të zhvillohet kjo sfidë dhe ku, por mediat amerikane raportojnë se këtë javë, dy boksierët do të dalin në një konferencë për shtyp për të zyrtarizuar gjithçka.

Gjasat janë që dueli të zhvillohet në ditët e para të dhjetorit, në Las Vegas, aty ku u zhvillua edhe përballja e parë mes tyre, në maj të 2015-ës, duel që asokohe u quajt si “sfida e shekullit”. “Ne do ta zyrtarizojmë këtë duel gjatë kësaj jave, ku dhe kur do ta zhvillojmë atë”, tha Pacquiao për mediat.

Sipas Ring Magazine, datat 1 ose 8 tetor konsiderohen si më të përshtatshme për këtë duel mes Mayweather dhe Pacquiao, mes dy prej ikonave të këtij sporti. Do të shihet që kjo përballje të mos ketë përplasje mes sfidën e peshave të rënda mes Deontay Wilder dhe TysonFury.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *