Mayweather: Nuk e godisja fort McGregor, s’doja ta dëmtoja në tru
September 26, 2017
0 comments
Share

Mayweather: Nuk e godisja fort McGregor, s’doja ta dëmtoja në tru

Floyd Mayweather i është rikthyer duelit mes tij dhe Conor McGregor, duke rrëfyer diçka që nuk e kishte thënë kurrë më parë. Boksieri e fitoi atë duel me “KO teknik” në raundin e 10-të, duke korrur suksesin e 50-të në karrierë, ndërsa për irlandezin ky ishte debutimi në ring. Mayweather deklaroi se është treguar i “butë” me rivalin e arteve marciale mikse në atë duel dhe nëse gjyqtari nuk do ta kishte ndalur ndeshjen, ai do ta kishte goditur McGregor më fort. “Ai ka ende një karrierë për para, është i ri, ndaj nuk doja ta godisja fort e ta dëmtoja”, tha Mayweather.

Nga dueli mes Mayweather dhe McGregor

Në ato momente të duelit, nëse do ta godisja me gjithë potencialin tim, ai mund të dëmtohej rëndë në kokë. Ne boksierët duhet të mendojmë për këto gjëra kur duelojmë. Këto janë duele që mund të sjellin dëmtime të rënda në tru dhe Conor mund të pësonte një dëmtim të tillë në ato momente nëse gjyqtari nuk do ta ndalte sfidën”, u shpreh Floyd Mayweather. “Ju të gjithë vlerësoni atë që ai bëri dhe jo mua, por harroni shumë detaje, pasi sot Conor mund të kishte përfunduar në spital si xhaxhai im Roger. Janë gjëra që ndodhin”, u shpreh Mayweather.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *