Mayweather në zi, ndahet nga jeta trajneri i tij legjendar
Boksieri amerikan Floyd Mayweather i ka thënë sot lamtumirën e fundit trajnerit të tij legjendar Rafael Garcia, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Ai ka qenë njeriu që ka punuar me boksierin amerikan gjatë gjithë karrierës së tij, duke ndërtuar së bashku famën dhe lavdinë e Mayweather, që ka rekordin e 50 fitoreve dhe asnjë humbje në ring si profesionist. Në faqen e tij zyrtare “Instagram”, boksieri amerikan ka postuar një kolazh me fotot e trajnerit të tij Rafael Garcia, duke shkruar: “Lamtumirë babai i madh, do të të dua përgjithmonë”.
Edhe kompania “Mayweather Promotions” ka shkruar një mesazh: “Rafael Garcia, do të na mungosh. E jetove në maksimum jetën tënde dhe do të kujtohesh gjithnjë për kontributin tënd në sportin e boksit. Shpirti yt do të prehet në paqe. Dashuri përgjithnjë nga familja jotë e Mayweather Promotions”. Gjendja shëndetësore e Garcia u përkeqësua në fillim të këtij viti, ku pati edhe një atak në zemër, ndërsa dy vjet më parë është disgnostikuar me leuçemi. Ai njihet si njeriu që ndërtoi karrierën e Mayeeather dhe boksierët nën drejtimin e tij kanë fituar 35 tituj kampionë bote.