Mayweather në bisedime me Logan Paul për meçin befasues
September 28, 2020
0 comments
Share

Mayweather në bisedime me Logan Paul për meçin befasues

Floyd Mayweather është në bisedime me youtuberin e famshëm Logan Paul për të zhvilluar një meç, sipas asaj që bën të ditur Viddal Riley.

Riley është boksier britanik që pritet të nënshkruajë me Mayweather Promotion, derisa po stërvitet nga gjyshi i Floyd, Jeff, që tashmë njihet si trajner i KSI, që mposhti Paul Loganin në vitin e kaluar.

“Logan Paul vs Floyd Mayweather? Çfarë mund të ndodhë? Nuk e kuptoj”, ka thënë Riley.

“Që të dy janë në bisedime. Nuk është e konfirmuar ende. Nuk mund të them asgjë, pasi nuk është e konfirmuar”.

Mayweather është aktualisht 43-vjeçar dhe u pensionua nga boksi në vitin 2017 me rekordin prej 50 fitorve dhe asnjë humbje.

Paul në anën tjetër e humbi takimin e parë debutues në boks kundër KSI, një tjetër youtuber dhe tani po insiston që të takohet me Mayweather. /Telegrafi/

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *