Mayweather-McGregor, sfida që thyen çdo rekord arkëtimi
August 21, 2017
0 comments
Share

Mayweather-McGregor, sfida që thyen çdo rekord arkëtimi

Beteja mediatike dhe fakti që në ring do të hipin dy nga kampionët më të mëdhenj të ringut, e bën sfidën Mayweather-McGregor fitimprurësen e historisë së boksit. Biletat që do të shiten për ata që dëshirojnë ta ndjekin live nga Las Vegas përballjen janë vetëm një copës e vogël e tortës pasi pjesën e luanit padyshim që do ta mbajnë televizionet me pagesë. Konfirmimi vjen nga presidentja e UFC, Dana White, e cila është edhe organizatorja kryesore e eventit me përmasa planetare. “Do të jetë mbrëmjja më e pasur e historisë së sportit të boksit nga ky do të arkëtohen më shumë se 1 miliardë dollarë”, theksoi White. Momentalisht, ky event ka thyer rekordin e duelit Mayweather-Pacquiao përsa i përket aspektit pay per view me rreth 5 milionë abonentë, rreth 300 mijë më shumë se dueli i vitit 2015, çka do të thotë se momentalisht janë arkëtuar 440 milionë.

Në këtë statistikë sigurisht që nuk bën pjesë Digitalb, që ndryshe nga pjesa dërrmuese e televizioneve, ka vendosur që duelin ta transmetojë falas për të gjithë abonentet. Në krahun tjetër, edhe shitja e biletave po ecën me ritme të frikshme. “T Mobile Arena” ka një kapacitet prej 20 mijë vendesh, rreth 3 mijë më shumë se “Mgm Grand Arena” ku u zhvillua përballja Mayweather-Pacquiao. Momentalisht, arkëtimet nga biletat kanë kaluar kuotën 60 milionë por gjatë ditëve të fundit parashikohet që shitjet të arkëtojnë rreth 72 milionë dollarë në total. Një biletë në unazën më të largët kushton 500 dollarë, ndërsa në rreshtat e parë deri në 10 mijë. Ndërkohë, është zyrtare që dy boksierët do të ndeshen me doreza 8 onz, ashtu siç e kanë kërkuar dy rivalët, një ndryshim i rëndësishëm për sportin e boksit pasi për peshat “Superwelter” përdoren doreza 10 onz.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *