Mayweather-McGregor, ja personazhet “vip” të pranishëm në Las Vegas
August 27, 2017
0 comments
Share

Mayweather-McGregor, ja personazhet “vip” të pranishëm në Las Vegas

Për të parë më të mirët e sporteve luftarake në një duel boksi ka mbërritur në Las Vegas “ajka” e personazhe VIP nga e gjithë bota, që ka ndjekur “live” sfidën mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather. Dhe sytë e mediave nuk ishin vetëm në ring, aty ku dueluan për 10 raunde dy ikona të sportit por edhe te këta personazhe VIP, që nuk përtuan të vijnë në Las Vegas për të kaluar një fundjavë ndryshe.

Aktori Leonardo Di Caprio (me kapele ulur)

Ish-boksieri Mike Tyson

Të pranishëm ishin dy fituesit e fundit të çmimeve Oscar, Laonardo Di Caprio dhe Charlize Theron, këngëtarja Jennifer Lopez e shoqëruar nga ish-lojtari i MLB, Alex Rodriguez. Këngëtarja Demi Lovato, pasi këndoi himnin e Amerikës, u ul për ta parë duelin në radhën e parë, aty ku mund të shije edhe basketbollistin e Cleveland Cavaliers, LeBron James, aktorin e Hollywood, Gerard Butler etj.

Jennifer Lopez dhe ish-lojtari i MLB, Alex Rodriguez

Aktorja Charlize Theron

Nuk mungoi Bruce Willis apo ish-kampioni i botës në peshat e rënda Mike Tyson, treshja e famshme Ozzy, Sharon dhe Jack Osbourne, reperi P Diddy, boksieri Andre Ward, ish-boksieri dhe ikonë e këtij sporti Sugar Ray Leonard, boksierët britanikë Amir Khan dhe David Haye e mjaft personazhe VIP, që i dhanë një tjetër emocion këtij eventi të madh të boksit. Mayweather fitoi me “KO teknik” në raundin e 10-të.

Sugar Ray Leonard

Aktori Bruce Willis

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *