Mayweather: McGregor është një rival i fortë
June 19, 2017
0 comments
Share

Mayweather: McGregor është një rival i fortë

Dashamirët më të flaktë të sporteve luftarake me padurim e presin sfidën ndërmjet amerikanit Floyd Mayweatherit dhe irlandezit Conor McGregorit. Boksieri Mayweather beson e shpreson se do të përgatitet maksimalisht për përballjen e 26 gushtit, e cila do të mbahet në Las Vegas. Mayweather ka 49 meçe të fituara në ring dhe asnjë humbje, mendon se u ka dhënë tifozëve atë që ata dëshironin, një përballe me ikonën e arteve marciale mikse. Përballja do të zhvillohet në peshën velter në boks, me McGregor që do të debutojë në ring, aty ku Mayweather është një “mbret”. “McGregor është një rival i fortë. E gjithë bota e dëshironte këtë sfidë, ndaj unë vendosa t’ua jap atyre këtë kënaqësi”, tha Mayweather.

“Njerëzit më kanë pyetur kohë më parë për këtë sfidë. Unë isha tërhequr nga sporti, por ata kërkuan që unë të rikthehesha në ring dhe ja ku jam”, tha boksieri amerikan. Më tej boksieri, është pyetur për shumën që do të marrë nga kjo sfidë, shtoi: “Të dyja palët janë të kënaqura nga marrëveshja. Ai është i lumtur, unë jam dhe mezi po pres që kjo përballje të ndodhë”. McGregor hyri në historinë e UFC-së nëntorin e kaluar, kur u bë sportisti i parë i arteve marciale mikse që mban dy tituj kampionë bote njëkohësisht (pesha pupël dhe pesha e lehtë), pas fitores ndaj Eddie Alvarez. Në karrierën e tij, 28-vjeçari irlandez ka arritur 21 fitore e 3 humbje në artet marciale mikse. “Ai është një rival i fortë fizikisht, por unë do ta mund, pasi unë jam i pamposhtur”, ka thënë Mayweather.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *