Mayweather: McGregor e mbajta mbi shpinë që të dukej duel i bukur
December 6, 2017
0 comments
Share

Mayweather: McGregor e mbajta mbi shpinë që të dukej duel i bukur

Boksieri amerikan Floyd Mayweather, ka rrëfyer të vërtetën e duelit të zhvilluar mes tij dhe Conor McGregor më 26 gusht, sfidë ku ai korri suksesin e 50-të në karrierë. Mayweather e fitoi atë sfidë me “KO teknik” në raundin e 11-të, por pas duelit përgëzimit për irlandezin, ikonën e arteve marciale mikse, ishin të mëdha, për faktin se ai rezistoi gjatë në ring ndaj një kampioni të pamposhtur si Mayweather. Por boksieri amerikan u ka vënë kapak thashethemeve, duke thënë se ai duel zgjati aq shumë pasi ai vendosi ashtu, duke thënë se nuk e hodhi vetë “KO” irlandezin në raundet e para.

Të gjithë u përpoqn të protestojnë dhe dolën kundër këtij dueli, madje Oscar De La Hoya donte ta ndalte atë. Unë po ju them sot të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Unë e zgjata atë duel, duke e “mbajtur në shpinë” McGregor që ai të bënte figurë të mirë në ring”, u shpreh sot Floyd Maywather për mediat. Duket qartë që boksieri amerikan ka dashur që sfida të zgjatet sa më shumë, duke qenë se edhe fitimi që dy sportistët patën nga ajo ka qenë marramendëse (Mayweather përfitoi 300 milionë, ndërsa McGregor 100 milionë dollarë). Kjo ishte sfida e parë e irlandezit të UFC-së në boks, ku ai humbi dhe tashmë pritet të rikthehet në kafaz.qa

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *