Mayweather kërkon 600 milionë dollarë
March 6, 2020
0 comments
Share

Mayweather kërkon 600 milionë dollarë

Boksieri i famshëm amerikan Floyd Mayweather Jr. ka bërë të qartë se do të rikthehet në ring të boksit për t’u ndeshur me dy yjet e UFC-së, Kabib Nurmagomedov e Conor McGregor.

Ai kërkon 600 milionë dollarë (rreth 540 milionë euro) për këto dy ndeshje.

“Unë dhe Dana White kemi biseduar për meçin e mundshëm me Conor McGregorin dhe po ashtu me Khabibin. Sa më përket mua, dua 600 milionë dollarë. Nëse do të dal në ring dhe të rrezikojë, atëherë së paku duhet t’ia vlejë”, ka thënë Mayweather, përcjellin mediumet amerikane, transmeton Koha.net.

Mayweather po ashtu ka thënë se McGregor e Khabib janë opsione për shkak të përkrahjes së madhe që kanë ata në vendlindjet e tyre. McGregor përkrahet fuqishëm në Irlandë, ndërsa Khabibi adhurohet në Dagestan.

“Nuk ka ndonjë kuptim për mua që të ndeshem me ndonjë luftëtar të zakonshëm. Unë jam biznesmen. Meçi me Conor McGregorin kishte kuptim. Nëse fiton para, atëherë ka kuptim. Unë nuk ndeshem me luftëtarë që kanë vetëm mbështetjen e qyteteve të tyre. Unë do të luftojë me ata, që kanë përkrahjen e gjithë shtetit të tyre”, ka thënë Mayweather.

Ai ishte përballur me McGregorin në një meç boksi më 26 gusht të vitit 2017. Triumfoi me nokaut teknik në raundin e dhjetë. Mayweather nga ai meç fitoi 300 milionë dollarë, e McGregori 100 milionë dollarë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *