Mayweather ofron të mbulojë koston e funeralit të George Floydit
June 2, 2020
0 comments
Share

Mayweather ofron të mbulojë koston e funeralit të George Floydit

Legjenda e boksit Floyd Mayweather ka ofruar të mbulojë koston e funeralit të George Floydit, afro-amerikanin 46-vjeçar që vdiq gjatë në paraburgim të policisë së Minneapolisit. Vdekja e Floydit shkaku i dhunës së policisë ka nxitur protesta në gjithë SHBA-në.

Kompania Mayweather Productions, e kampionit të boksit në pesë kategori të ndryshme, ka konfirmuar në Twitter se i ka bërë një ofertë familjes së Floydit, dhe në disa mediume lokale është raportuar se familja e ka pranuar këtë.

Polici Derek Chauvin, 44-vjeçari që kishte shkelur në qafën e Floydit me gjurin e tij për tetë minuta, është arrestuar me akuzë për vrasje. Tre policiët tjerë që janë përfshirë në arrestimin nuk janë akuzuar.

Incidenti ka nxitur pakënaqësi në SHBA dhe më gjerë, ku një numër i sportistëve profesionistë dhe ligave kanë folur publikisht kundër dhunës së policisë, përfshirë edhe legjenda e NBA-së, Michael Jordan dhe golfisti i famshëm Tiger Woods.

Steve Bisciotti, pronari i skuadrës së NFL-së, Baltimore Ravens, ka ofruar 1 milion dollarë për reformë në drejtësinë sociale dhe ka thënë se një grup i ish-lojtarëve dhe lojtarëve aktual do të vendosin se në cilën organizatë do të shkojnë ato para.

“Duhet të gjejmë mënyra të reja për t’u bashkuar. Duhet të gjithë të punojmë për të thyer këtë cikël të padrejtësisë sistematike racore”, ka thënë Bisciotti.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *