Mayweather harron rikthimin dhe merret me biznes
June 18, 2018
0 comments
Share

Mayweather harron rikthimin dhe merret me biznes

Boksieri i pamposhtur Floyd Mayweather nuk e ka aspak mendjen të ringu apo kafazi, ku të gjithë mendojnë se do të rikthehet pas një viti pushim. Kohët e fundit është përfolur për një debutim të boksierit amerikan në artet marciale mikse, por në një intervistë për TMZ Sport, 40-vjeçari ka deklaruar të kundërtën. “Jam shumë i zënë, kam shumë gjëra të tjera për të bërë, sa nuk po mendoj për të dueluar sërish. Për momentin nuk do të dueloj as në boks dhe as në MMA”, tha Mayweather.

Nëse e keni dëgjuar, jam një nga investitorët që po ndërtojnë kullën më të lartë në Nju Jork. Dhe nuk investoj shifra dosido, por shifra me 9 zero. Ndaj kam të tjera gjëra në mendje për momentin”, u shpreh më tej boksieri amerikan, 50 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij. Është përfolur se Mayweather do të stërvitej me Tyron Woodley për të debutuar në kafaz, për një revansh të mundshëm në UFC me ikonën e këtij sporti Conor Mcgregor, por për momentin kjo sfidë duket e pamundur.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *