Mayweather gati për një tjetër sfidë “show”
February 13, 2019
0 comments
Share

Mayweather gati për një tjetër sfidë “show”

Boksieri amerikan Floyd Mayweather duket se nuk ka më nevojë që të ngjitet në ring për të zhvilluar duele të vërteta për të fituar parà. Më 31 dhjetor ai zhvilloi në Japoni një duel “show” me japonezin e kickboxing Tenshin Nasukawa, nga i cili arkëtoi 10 milionë dollarë.

Gjithsesi, kjo sfidë mund të jetë vetëm fillimi i një serie duelesh “show” në ring për boksierin e pamposhtur. Ndërkohë që, edhe fitimet do të jenë shumë herë më të mëdha, pasi të tilla janë edhe ofertat.

E dini se cila ishte surpriza më e bukur e duelit ndaj Tenshin. Duhej të arkëtoja 9 milionë dollarë për vetëm 9 minuta duel në ring (3 raunde). Por me vetëm 1 minutë arkëtova 10 milionë dollarë. Jo keq”, shprehet Floyd Mayweather, 50 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij.

Më tej, Mayweather thotë se ka të tjera oferta interesante. “A kam të tjera oferta të tilla? Sigurisht. Madje në tavolinë kam një ofertë për një tjetër duel “show”, nga i cili do të përfitoj 80 milionë dollarë. Kjo është e bukura e jetës time”, u shpreh Floyd Mayweather.

Duket se boksieri i pamposhtur amerikan tani po duelon për qejf dhe arkëton më shumë se kur ishte një profesionist. Një biznesmen i vërtetë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *