Mayweather “frikë” nga fansat, i rrethuar nga 8 truproja në daljet publike
August 25, 2017
0 comments
Share

Mayweather “frikë” nga fansat, i rrethuar nga 8 truproja në daljet publike

48 orë para duelit të madh të boksit mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor pritshmëria për këtë përballje sa vjen e rritet. Ajo që ka rënë në sy gjatë daljeve të fundit publike të boksierit amerikan është se ai gjatë gjithë kohës është shoqëruar nga shumë truproja, të cilat ai i vendos para kamerave. Duket se Mayweather ndihet më rehat kur është i rrethuar nga truprojat, të gjithë trupmëdhenj, të gatshëm për të ndërhyrë në çdo moment. Siç që rasti kur McGregor donte të takonte Mayweather dy ditë më parë, gjatë takimit me fansat.

Boksieri amerikan Floyd Mayweather

Të gjithë truprojat e boksierit mbajnë të veshur uniformën e tij me mbishkrimin “TMT”, për t’u dalluar se janë pjesë e stafit të boksierit të pamposhtur në ring (49 fitore dhe asnjë humbje. Gjatë gjithë kohës ata e shoqërojnë Mayweather, i cili duket se ndihet mjaft komod mes tyre. Tetë truproja janë gjithë kohës pranë Floyd kur ai lëviz, ndërsa disa të tjerë e shoqërojnë në distancë. Dueli mes Mayweather dhe McGregor do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit të së dielës me orën shqiptare dhe pritet të jetë dueli më i madh i historisë në sported luftarake.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *