Mayweather fatlum në Las Vegas, fiton “jackpot” në lojërat e fatit
September 6, 2017
0 comments
Share

Mayweather fatlum në Las Vegas, fiton “jackpot” në lojërat e fatit

Las Vegasi vazhdon të jetë me fat për boksierin amerikan Floyd Mayweather, ndaj ai vendos të mos largohet nga “qyteti i kumarit”. Pak ditë pas fitores me “KO teknik” në raundin e dhjetë ndaj Conor McGregor, boksieri ka treguar përmes një video të publikuar në rrjetet sociale se ka fituar një shumë goxha të majme në lojërat e fatit në Las Vegas.

Në një video të shkurtër të publikuar në “Instagram”, Mayweather ka treguar se ka fituar një “jackpot” me vlerën e 105 mijë dollarëve. Duket sikur boksieri po e shijon shumë këtë periudhë fitiprurëse për të, pasi 10 ditë më parë ai arkëtoi çekun me vlerën e 350 milionë dollarëve nga dueli me irlandezin, ku dhe korri fitoren e 50-të si profesionist.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *