“Mayweather do ta mbysë McGregorin”
July 25, 2017
0 comments
Share

“Mayweather do ta mbysë McGregorin”

Ish-boksieri Mike Tyson ka thënë se luftëtari i arteve marciale, Conor McGregor nuk do të ketë asnjë mundësi për ta mposhtur boksierin e pamposhtur, Floyd Mayweather.

Tyson ka thënë se nëse meçi mes Mayweather dhe McGregor do të zhvillohej sipas rregullave të UFC, atëherë nuk do të kishte kuptim dueli për Mayweather.

Por, në boks, Tyson ka thënë se Mayweather është i pamposhtur.

“McGregor do të mbytet në boks. U çmenda kur mendova se do t’i përdorin rregullat e MMA në meç, sepse pyetja që duhet bërë është: A mundet një boksier ta mposht një luftëtar të MMA?”, ka thënë Mike Tyson.

“McGregor e ka vënë b**** e tij në një pozicion të vështirë, sepse ky djalë [Mayweather v.j] ka bërë boks gjatë gjithë jetës që kur ishte fëmijë. McGregor nuk mund të shkelmojë dhe të bëjë gjëra të tjera përveç boksit, kështu që ai nuk do të ketë asnjë mundësi”, ka thënë Tyson.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *