Mayweather: Conor flet shumë, partner i mirë vallëzimi për të bërë parà
July 16, 2017
0 comments
Share

Mayweather: Conor flet shumë, partner i mirë vallëzimi për të bërë parà

Edhe pse në “fushën kundërshtare”, boksieri amerikan Floyd Mayweather nuk harroi të tregonte klasin e tij në veshje, ecje dhe batuta, gjatë konferencës së 4-t për shtyp që ai dhe rivali i tij i 26 gushtit, Conor McGregor, zhvilluar mbrëmë vonë në Londër. Dy sportistët nuk harruan të tregojnë edhe një herë se dinë të ndezin sallën dhe të bëjnë fasat për vete, duke treguar se gjatë këtyre 4 ditëve e kanë promovuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë event, që pritet të thyejë rekorde në historinë e sportit.

Boksieri amerikan u shpreh se dalëngadalë po i hyn nën lëkurë rivalit irlandez. “Kur McGregor çohet të flasë dhe të thotë gjepurat e tij, unë ulem dhe e dëgjoj i qetë, nuk e ndërpres. Kur çohem unë, ai më ndërpret gjithnjë. Duket qartë që është nervoz, po i hyj nën lëkurë. Ai është një njeri që nuk më tremb, pasi ka shumë fjalë dhe aspak vepra. Boksi nuk është ashtu siç e njeh ai”, u shpreh Floyd Mayweather, i pamposhtur në ring në karrierën e tij.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *