Mayweather çon stafin për “shopping” pas fitores ndaj McGregor
August 31, 2017
0 comments
Share

Mayweather çon stafin për “shopping” pas fitores ndaj McGregor

Mayweather nuk ka humbur kohë për të shpenzuar një pjesë të vogël të të ardhurave nga 350 milionë dollarët e arkëtuara nga dueli i fituar ndaj Conor McGregor, në sfidën që dy sportistët zhvilluan më 26 gusht në Las Vegas. 40-vjeçari fitoi me “KO teknik” ndaj irlandezit në raundin e 10-të, duke realizuar rekordin e 50 fitoreve dhe asnjë humbje në karrierën e tij. Dhe, për të falënderuar stafin dhe njerëzit e tij më besnikë, që bënë të mundur gjithë këtë sukses, ai i ka dërguar ata për Pazar te kompania “Gucci” për të blerë këpucë firmato.

Floyd Mayweather tregon faturen e kases

Mora 9 prej tyre për të blerë këpucë sot”, ka shkruar mayëeather në faqen e tij zyrtare Instagram, duke postuar edhe një foto me një faturë të gjatë. Duket sikur boksieri amerikan po e shijon mjaft këtë tërheqje të dytë nga sporti, pasi Mayweather deklaroi se nuk do të rikthehet më në ring, për asnjë mënyrë. Pas fitores, ai bëri një festë të çmendur me femra në lokalin e tij të natës, ndërsa tani ka nisur shëtitjet e tij. Gjithsesi, ende nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e tij dhe nëse Mayweather do t’i përgjgjet pozitivisht ndonjë tjetër thirrje, që is jell miliona dollaë fitim.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *