Mayweather: Çdo mbrëmje para sfidës do ta kaloj në lokal nate
August 21, 2017
0 comments
Share

Mayweather: Çdo mbrëmje para sfidës do ta kaloj në lokal nate

Pak orë pas deklaratës se nuk do të bëjë seks para duelit me Conor McGregor, boksieri amerikan Floyd Mayweather ka befasuar sërish, duke thënë se çdo mbrëmje gjatë javës së ardhshme, që i paraprin duelit me sportistin irlandez, do ta kalojë në lokale nate, duke festuar. Madje festa do të vazhdojë edhe pas duelit, deri më 28 gusht. Madje Mayweather fton fansat të vijnë në lokalin e tij të natës që ka hapur pak kohë më parë në Las Vegas (Girl Collection), ku dhe duket se do të kalojë netët para sfidës së 26 gushtit për të biseduar me fansat.

Ejani në lokalin “Girl Collection” dhe më takoni, për ta kaluar natën së bashku dhe më pyesni “live” për çfarëdo gjëje. Duke nisur nga sot deri më 28 gusht, do të jem çdo natë në lokal për t’u takuar me fansat e mi. Po, do të jem aty dhe do të takohem me ju”, ka qenë mesazhi i boksierit amerikan Mayweather. Pra, duket se boksieri nuk ka ndërmend të heqë dorë nga jeta e tij e shfrenuar e natës dhe se do ta shijojë në maksimum këtë periudhë para sfidës me rivalin irlandez që vjen nga UFC-ja. Dueli do të zhvillohet në Las Vegas mesnatën e së shtunës dhe nga kjo përballje sportistët pritet të përfitojnë nga 100 milionë dollarë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *