Mayweather befason të gjithë, zbulon veturën 25 mijë euro
July 10, 2020
0 comments
Share

Mayweather befason të gjithë, zbulon veturën 25 mijë euro

Floyd Maywerather ka zbuluar se ai drejton një veturë modeste prej 22,000 mijë funtesh çdo ditë, sepse ai dëshiron të mbetet i përulur.

Mbreti në pension i boksit tregoi veturën e tij Dodge Ram 1500 Classic në rezidencën e tij të jashtëzakonshme prej 19 milionë funtesh në Beverly Hills.

Mayweather u tregoi tifozëve dy pishinat e tij të notit, veshjet e përbindëshit në këmbë dhe kuzhinën luksoze përpara se të dilte përpara në shtëpinë e tij në LA.

Megjithatë, befasia e tij erdhi më vonë kur doli në oborrin e vilës dhe zbuloi veturën që drejton në baza ditore.

Gjatë lidhjes në Intagram, amerikani dokumentoi dashurinë e tij për veturën xhip e cila kushton rreth 25 mijë euro.

Vetura 25 mijë euro e Mayweather

“Vetura ime që drejtoj çdo ditë. Unë qëndroj i përulur”, ka thënë fillimisht 43-vjeçari ‘live’ në Instagram.

“Unë ju kam treguar disa nga lodrat e mija por gjëja më e çmendur për të gjitha është, më lejoni t’ju tregoj të gjithëve makinën që drejtoj çdo ditë”, shtoi amerikani.

Ndryshe, Mayëeather është pjesë e grupit të vogël të sportistëve miliarderë së bashku me Michael Jordan, Cristiano Ronaldo dhe Tiger Woods. /Telegrafi/

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *