Mayweather apo McGregor, Anthony Joshua e ka ndarë mendjen kë ta përkrahë (Foto)
Nivelit të tij i afrohet vetëm Floyd Mayweather, i cili do të përballet më 26 gusht ndaj Conor McGregor.
Një super përballje kjo që do të zhvillohet në Las Vegas dhe ka marrë vëmendjen e të gjithë adhuruesve të boksit.
Joshua ka qëndruar së fundmi në qendrën e boksit të Mayeather, ku ka zhvilluar një seancë stërvitore e ku i pranishëm ka qenë edhe vet boksieri amerikan.
Në Instagram, Joshua ka shprehur hapur përkrahjen e tij për Mayeather, duke besuar në një fitore të tij.
Personalisht Joshua pritet të zhvillojë përballjen e ardhshme në nëntor.