Max Holloway shpëton UFC 223
April 2, 2018
0 comments
Share

Max Holloway shpëton UFC 223

Max Holloway ka shpëtuar UFC 223 duke zënë vendin e Tony Ferguson të dëmtuar në gju vetëm gjashtë ditë larg evenimentit që do të zhvillohet në Brooklyn të New York.

Ndeshja e shumëpritur mes Ferguson dhe Khabib është anuluar për të katërtën herë dhe mesa duket do të jetë një nga ato ndeshje që nuk do të kemi shansin të shikojmë në jetën tonë.

Por fatmirësisht kampioni i peshës pupël Holloway ka rënë dakord të zërë vendin e Ferguson dhe do të ketë shansin të jetë kampioni i dy peshave të ndryshme në UFC, diçka që ka arritur të bëjë vetëm Conor McGregor.

Irlandezi duket se është i destinuar të ndeshet me fituesin e kësaj sfide të jashtëzakonshme. Vetë presidenti i UFC Dana White është shprehur se McGregor nuk mund të ishte pjesë e UFC 223.

“Nuk mendoj se Conor mund të jetë gati dhe të zbresë në peshë brenda gjashtë ditëve. Do të ishte e vështirë për të.

“Dhe Conor nuk është luftëtari që do të zëvendësoja Ferguson pasi ai ka nevojë për një promocion të plotë.

“Mendoj se Conor mund të rikthehet në shtator, dhe mund të jetë ndaj njërit prej dy luftëtarëve që do të ndeshen më 7 prill.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *